I takon familjes së frutave arrore. Si e tillë, lajthia kultivohet edhe në Kosovë dhe njihet për vlerat e shumta ushqyese.
Por jo vetëm si fryt. Lajthia mund të konsumohet në forma të shumta.
Edhe në Kosovë ka biznese që përpunojnë lajthinë e arroreve të tjera.
Prej lajthisë mund të nxirret qumështi, i cili kalon nëpër një procedurë të thjeshtë, por përfitimet i ka të shumta, raporton emisionit “Sot” në Kohavision.
Konsumimin e qumështit të lajthisë e rekomandon dietologia, Vala Pupovci, e cila bën krahasimin me qumështin e lopës.
Nxjerrja në formë krejt natyrale, sipas dietologes, këtë qumësht e bën të preferuar për të gjitha moshat.
Në ndërmarrjen që përpunon lajthinë dhe frutat e tjera arrore, prodhohen edhe produkte mielli. I rëndësishëm për shëndetin, por më i rrallë në përdorim mbetet mielli nga çicrrat.
Si kultivues i lajthisë, pronari i ndërmarrjes, Ervin Ibrahimi, u bën thirrje blerësve të kenë kujdes në blerjen e fidanëve të bimëve arrore.
Interesimi për blerjen dhe konsumimin e produkteve të tilla, sipas pronarit të ndërmarrjes, është gjithnjë e në rritje, me qëllim ushqyerjeje të shëndetshme.