Muaji mars ishte periudha kur përdorimi i maskave dhe dorëzave në Kosovë filloi në masë të madhe.
Madje edhe shumë barnatore patën mungesë të tyre, kjo për shkak të interesimit të madh që ishte, raporton KOHA.
Pos qytetarëve, edhe personalitetet publike ishin ato të cilat promovonin kujdesin e shëndetit ndaj koronavirusit.
Shembull për të mirë ishte Qeveria e kaluar.
Por, organizimi i fundit i partisë së tyre zhgënjeu shumë prej qytetarëve.
Edhe
Partitë politike e qytetarët harruan për disa orë pandeminë
Paraqitja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ndaj qytetarëve nuk la për të dëshiruar.
E pos tij, edhe ata që morën pjesë në këtë tubim nuk respektuan as distancën sociale.
Detyra e gazetares së Kohavisionit, Leonita Bajrami, atë ditë ishte të përcillte këtë ngjarje.
Ajo rrëfen se si e pa tërë situatën e krijuar gjatë manifestimit të asaj partie politike.
Qeveria e Avdullah Hotit po ashtu nuk e nisi mirë me paraqitjen e saj në kohën e pandemisë.
Që në mbledhjen e parë, distanca sociale, maskat e dorëzat munguan.
Edhe
Hoti-Qeverisë: Ju kemi thënë se nuk bëhet politikë me pandeminë
E ditë më parë u përurua edhe një projekt në Deçan.
Aty siç tregon Leonita, pati edhe përqafime nga vetë politikanët.
Kritikuesit më të mëdhenj të kësaj situate kanë qenë punonjësit shëndetësorë. Duke ditur rrezikun nga ky virus dhe rëndësinë e respektimit të masave, ata nuk i pëlqyen paraqitjet publike të prijësve të shtetit.
Nënkryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, thotë se politikanët kanë qenë shembull i keq në kohën e pandemisë.
Tubimet politike, sipas doktorit, janë të panevojshme në këtë periudhë, por edhe nëse mbahen, duhet respektuar masat e rekomanduara.
Edhe
Haxhiu: Qeveria Hoti nuk ka vullnet për të përmirësuar situatën
Që nga faza e dytë e lehtësimit të masave nga Qeveria, daljet e qytetarëve në vende publike janë shpeshtuar.
E ditëve të fundit, rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rekord të të prekurve, ku vetëm më 16 qershor ishin 141 raste.