Dashuria e madhe për fizikën dhe matematikën, Elbaroza Perçukun e bëri që të bëhej inxhiniere e elektronikës.
Paragjykimet e bënë të vështirë fillimin, por nuk e ndalën rrugëtimin e zgjedhur nga ajo.
Sot inxhinierja nga Vushtrria ka arritur që me punë të dëshmojë profesionalizimin e saj.
Ajo e njeh dhe di secilën specifikë në pllakë elektronike.
Gjithashtu, tregon se duhet maturi dhe kujdes të veçantë gjatë punës. Për një pllakë, më herët i janë dashur 2 ose 3 ditë, ndërsa tani ajo e krijon atë për 1 orë. Kjo është rezultat i përvojës 6-vjeçare.
Ajo tregon se gjithmonë ka qenë e interesuar për fushën e elektronikës dhe të teknologjisë, dhe di të bëjë edhe pllaka për kompjuterë e ashensorë.
Edhe
Trëndafile Salihu brenda ditës rregullon e inspekton deri në 4 ashensorë
Sipas saj, rruga e suksesit në asnjë profesion nuk është e lehtë, por dëshira e madhe të shtyn ta bësh punën e duhur.
Elbaroza shpreson të jetë inspirim i çdo vajze, e të cilat i inkurajon ta ndjekin ëndrrën.