Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pjetërshani ndezi dritat e Krishtlindjes e Vitit të Ri

Ndezja e dritave për Krishtlindje tashmë është bërë traditë në fshatin Pjetërshan të Gjakovës.

Qindra vizitorë, duke përfshirë edhe diasporën u bënë bashkë në ndezjen e dritave e në atmosferën festive.

Kris Uka mori rrugë nga Zvicra me qëllim që të jetë i pranishëm në ceremoninë e ndezjes së dritave të Krishtlindjes.

Anamaria Berisha dhe Odeta Rasi gjithashtu i gëzohen faktit që fshati i tyre i lindjes është zbukuruar për festat e fundvitit.

Për Gostin Ukajn është hera e dytë që merr pjesë në ndezjen e dritave në Pjetërshan. Pas 40 vjetësh ka lënë Zvicrën, aktualisht jeton në Jahoc të Gjakovës dhe ndihet krenar për këtë.

Edhe Bishtazhini, fshati i ndriçuar për festat e fundvitit SOT Bishtazhini, fshati i ndriçuar për festat e fundvitit

Shtjafan Ukaj thotë se në fshatin Stubëll të Vitisë, ku ai jeton, nuk ka organizime të tilla.

Për çdo vit shumë të rinj i bashkohen iniciativës për zbukurimin e kishës e të fshatit.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Uroi që paqja dhe harmonia të mbizotërojnë në vend.

Dom Marjan Ukaj i cili i falënderoi të rinjtë që për çdo vit e zbukurojnë fshatin, thotë se festat shfaqin humanizëm, mirësi e paqe.

Edhe Fshati i Gjakovës që ndriçohet për festa çdo vit nga mërgimtarët JETA Fshati i Gjakovës që ndriçohet për festa çdo vit nga mërgimtarët

Famullitari thekson se vitin e kaluar mbi 17 mijë vizitorë e vizituan Kishën Katolike të Pjetërshanit në Gjakovë. Prej tyre ishin më shumë prej besimit islam sesa katolik.

Mbi 7 vjet fshati Pjetërshan shndërrohet në atraksion për vizitorë të shumtë, për shkak të zbukurimeve për festat e fundvitit.