Për më shumë se 20 vjet, Zlatko Salaj, e ka kthyer shtëpinë e tij në Kroaci në një park magjepsës Krishtlindjesh.
Këtë vit, ai ka përdorur 5 milionë drita për të tërhequr rreth 100,000 vizitorë.
Salaj e ka përshkruar ndjesinë e këtij zbukurimi që bën.
“I sugjerova gruas sime të ndjerë që të blija 70,000 drita dhe të dekoroja një pjesë të pronës. Ajo ishte e lumtur ta pranonte sepse e dinte se nuk kisha pasur bredh kur isha fëmijë. Kështu nisi. Kishte shumë të interesuar”, ka thënë ai për CNN.
Pasi njerëzit e pëlqyen parkun e tij, ai vazhdoi ta shtonte numrin e dritave prej vitit në vit. Ai filloi në vitin 2001.
Artikuj të ngjashëm