Nga më shumë se 1.400 nxënës sa ka Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, 400 prej tyre do t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.
Drejtori Haxhi Metaj thotë se janë orët shtesë, të cilat po i përgatisin këta nxënës për provimin që do të mbahet në fund të qershorit.
Edhe nxënësit shprehen të kënaqur me mbajtjen e këtyre orëve përgatitore.
25 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi vitin e kaluar, e ngjashëm pritet të jetë numri edhe sivjet, sipas Fatmir Elezit, shef i Divizionit për Vlerësim e Standarde në MASHT.
Elezi thekson se kalimi i provimit është i përcaktuar me ligj, derisa përmend se 70% ka qenë kalueshmëria vitin e kaluar.
Për nxënësit e klasës së 12-të, rëndësi të veçantë ka orientimi i tyre drejt studimeve.
Edhe
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
Ridvan Islami nga Qendra për Këshillim në Karrierë thekson se përmes sesioneve informuese u ndihmojnë nxënësve për t’u orientuar, por siç shprehet ai, pa imponim.
Me vendim të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, provimi i maturës shtetërore do të mbahet më 26 qershor, ndërkaq nxjerrja e rezultateve do të bëhet me datë 5 korrik.