Monumenti i Pavarësisë së Kosovës NEW BORN ngjyroset edhe për 13-vjetorin e Pavarësisë.
Kësaj here edhe qytetarët e kalimtarët e rastit mund të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke i ngjyrosur pëllëmbët e duarve me ngjyra ushtrie e duke i vendosur në shkronjat e hekurit që shënojnë NEW BORN.
Ideatori i saj, Fisnik Ismaili, tregon se pse ngjyrat e ushtrisë po e mbulojnë NEW BORN-in këtë vit.
“Sivjet qëllimi dhe ideja e mesazhit është për ta përkrahur luftën e drejtë çlirimtare dhe të pastër, e cila po cenohet tash e disa vjetët e fundit. Edhe ne i kemi ftuar të gjithë qytetarët për ta vendosur shuplakën e tyre me ngjyra të ushtrisë, me tregu këtë përkrahje dhe me e mbushë komplet derisa të duket si uniformë”, thotë Fisnik Ismaili.