Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pasioni për bujqësi e ktheu fermerin kosovar nga Evropa

Traditë familjare e kishte bujqësinë.

Bekim Vokrri nga fshati Sfeqël i Komunës së Podujevës për vite me radhë jetoi në vende të ndryshme evropiane, atje ku iu shtua pasioni për këtë sektor.

Kjo ishte arsyeja që e shtyu të kthehet në Kosovë e të sjellë përvojën e tij në vend, raporton KOHA.

Të kultivojë perimet si: karotat, specat, lakrat e perimet e tjera, ishte puna e Vokrrit për të cilën edhe e hapi kompaninë e tij.

E kishte synim krijimin e kushteve të nevojshme për të çuar tutje një punë të tillë bujqësore, që siç thotë ai, të shndërrohej në kultivuesin kryesor në nivel vendi.

Si fermer që u kthye nga Evropa, thotë se hasi në vështirësi, por ato iu lehtësuan kur nisi projektin me bashkëfinancim nga Bashkimin Evropian.

Edhe Karota kosovare, kultivuesi siguron tregun përmes “Viva Fresh Store” Reklama Karota kosovare, kultivuesi siguron tregun përmes “Viva Fresh Store”

Kultivuesi Bekim Vokrri arriti të ngrihet me kompaninë e tij në sajë të projektit “Promovimi i kualitetit të agro-produkteve në Kosovë”, me kultivimin e karotave.

Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për kompaninë e Vokrrit, ndihmoi edhe në rritjen e sipërfaqes së tokës, nga 20 sa ishte në fillim, në 60 hektarë, teksa ka shtuar edhe numrin e 16 punëtorëve të rregullt.