Lidhja e fortë emocionale që e krijoi me arsimtaren e saj në shkollimin fillor ia hapi rrugën për të shkruar libër për të.
Ajo është Mehreme Goliqi nga Lipjani, autorja 17-vjeçare e tre librave tashmë.
Sa herë që pyetet për dedikimin arsimtares Meritë, pa ngurruar, Goliqi e ndan rrëfimin që fshihet prapa librit.
E ngazëllyer për këtë libër ishte shprehur vetë arsimtarja, për të cilën, siç thekson autorja, secila poezi e këtij libri ngelet e veçantë.
I vështirë për 17-vjeçaren ishte një moment ndarjeje nga arsimtarja e dashur, të cilin e përshkruan me emocion.
Edhe pse tash gjimnaziste, raportet nuk i kanë shkëputur asnjëherë.
Edhe Çka po zgjedhim të studiojmë“Fuqia e fjalës” dhe “Nëna” janë dy librat e tjerë me poezi që e pasuan krijimtarinë e autores.
Nga përvoja e saj në shkollën fillore, Mehremja e konsideron të rëndësishëm rolin e mësimdhënësit edhe si psikolog.
kishte si të mungonte edhe një nga poezitë e saj më të dashura në librin “Arsimtarja Meritë”, si portretim i mirënjohjes ndaj mësimdhënëses së saj.