Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Notaret e Kosovës me medalje e fitore në gara jashtë vendit

Noti i bashkon 5 herë në javë me nga 2 orë.

Janë këto dy vajzat e reja, të cilat pasion të përbashkët e kanë notin. Kanina Musliu dhe Lea Aliu janë kampione të notit me medalje të fituara nga garat ndërkombëtare.

Në këtë sport kur dikur interesi ishte mjaft i vogël, noti tani është në kulminacion sipas trajneres, Vlera Llalloshi.

Ishte nëna e trajneres ajo që ndikoi që Vlera të merret me not.

Shumë njerëz mendojnë se noti është i pamësueshëm, por me pak praktikë, sipas Vlerës mund të mësoheni shumë lehtë.

Edhe Filloi vetëm si pasion në not, tani 17-vjeçarja e përfaqëson kosovën në kampionatin botëror SOT Filloi vetëm si pasion në not, tani 17-vjeçarja e përfaqëson kosovën në kampionatin botëror

Për të garuar jashtë vendit, duhet praktikë e madhe. Këto ushtrime janë më të veçanta sesa të tjerat.

Pos benefiteve të shumta që ka, ky sport po konsiderohet edhe si më i sigurt.

“Është një ndër sportet më paqësore”, - thotë trajnerja.

Notarët duhet të ushtrojnë çdo ditë pune, ndërsa pushojnë në vikend.

Edhe Noti, nga zgjidhje për shëndetin në pasion SOT Noti, nga zgjidhje për shëndetin në pasion

Ata që notin e bëjnë për arsye të tjera, notojnë 2-3 herë në javë.

Objektivat kryesore të Vlerës janë pjesëmarrja e nxënësve të saj nëpër gara akoma më të mëdha, e pse jo edhe në ato Olimpike.