Ka pothuajse 1 dekadë që nga themelimi i qendrës së zhytjes “Llapi”. Sfidat e saj më të mëdha vijnë nga bota e ujit.
Më së shumti nga ta qytetarët kërkojnë ndihmë kur u humb diçka në ujë. Por, ka raste kur kërkohet ndihma e tyre pasi dikush ta ketë humbur jetën. Pikërisht kjo është arsyeja pse kjo qendër do t’ju vijë në ndihmë.
Liqeni i Batllavës dhe lumi Llap nuk të ofrojnë shumë mundësi praktike sidomos për fillestarët”, thotë kryetari i qendrës, Besart Ejupi.
Klubi i themeluar në 2014-n tani numëron 16 veta, 8 prej tyre të certifikuar ndërkombëtarisht.
Numri i anëtarëve pritet të rritet pasi që ka të interesuar, por jo mjaftueshëm.
Edhe
Te Llapi nuk brengosen, synojnë Kupën
Rigon Haxhiu është 18-vjecari i cili po ndjek hapat e dajës së tij në këtë profesion.
Rigoni tanimë është duke studiuar, e në anën tjetër pjesë e kësaj qendre janë Kushtrim Hyseni dhe Arben Rexhepi, që kanë eksperiencë 10-vjeçare.
Për dy zhytësit bota e ujit është shumë më ndryshe, gjejnë qetësi në momentin kur lart kokave të tyre është sipërfaqja e ujit.
Sado që aty poshtë nën ujë mund të jetë bukur dhe qetësi, kjo punë ka rreziqet e saj. Zhytësit ballafaqohen me probleme të ndryshme gjatë zhytjes.
Edhe
Gjashtë vullnetarë lajmërohen për t’i dalë në ndihmë stafit të zjarrfikësve të Prishtinës
Por, pos kënaqësisë që zhytja të jep, Kushtrimi dhe Arbeni bashkë me anëtarët e tjerë të qendrës janë ballafaquar edhe me kërkim të personave që mbyten nëpër ujërat e Kosovës. Rastet e shumta kanë bërë që të dy mos ta kenë problem më këtë.
Qendra pritet të zgjerojë aktivitetin e tyre dhe është e gatshme të pranojë të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë.