Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Nisin korrje-shirjet në 62 mijë hektarë tokë

Në këtë tokë të familjes Zeneli, rendimentet e grurit janë më të mira se në vitin e kaluar.

Rezniku e fshatrat e tjera në Komunën e Vushtrrisë e kanë filluar korrjen më 5 korrik. Kushtet klimatike duket se e kanë favorizuar rritjen e tij. Kështu thotë fermeri Bajram Zeneli.

Zeneli flet edhe për mënyrën e përdorimit të grurit nga familja e tij.

Në këtë fushë, gruri po punon kombajna e Burhan Kasumit, i cili po sfidohet nga kërkesat e mëdha për korrje.

Ai thotë se nëpër vite ka parë rritje të mbjelljes së grurit dhe se e pret të njëjtën edhe për vitet e tjera.

Vetë drejtori i kompanisë së kombajnave ka të mbjellë grurë. Ai thotë se një pjesë e plason në treg.

Ndryshe, këtu po bëhet edhe lidhja e duajve të cilat mund të përdoren për ushqim për bagëti ose shtresë dimërore për stalla. E sipas banorëve, gruri më së shumti po mbillet në mënyrë që toka të mos mbesë e papunuar.

Këtë vit në Kosovë sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, janë të mbjellë 62 mijë hektarë grurë. Ky dikaster qeveritar ka deklaruar se për bujqit ka ndarë 24 milionë euro si subvencione dhe 29 milionë euro të tjera si grante.