Mezi e mbajnë miun me duart e vogla, teksa i kodojnë robotët për të kryer funksione kreative.
Janë këta nxënës të ciklit të ulët në shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hera e parë që në këto aktivitete po marrin pjesë nxënës nga klasa e dytë, të cilët ka vetëm një muaj prej kur u përfshinë në këtë klasë.
Me gjithë këtë periudhë të shkurtër kohore, vogëlushët kanë arritur që me shumë vullnet ta përvetësojnë teknologjinë informative.
Arktik Kastrati, nxënës i klasës së dytë, bashkë me shokët e tij, Diellin, Enisin e Lisjanin, vënë në lëvizje robotët duke përshkruar rrjedhshëm se si e arritën këtë rezultat.
Marrë parasysh faktin se ky është një aktivitet jashtëkurrikular, përpos nga arsimtari i teknologjisë dhe mësueses, ndihmë e instruksione marrin edhe nga shokët e ciklit të lartë.
Agnesa Vllasa vijon mësimet në klasën e 8-të dhe me shumë kënaqësi i ndan gjërat që i ka mësuar me më të vegjlit.
Jashtë orëve të rregullta në klasë qëndron edhe arsimtari Hajriz Abazi, vullnetin e merr pikërisht nga kjo gjeneratë shumë premtuese, siç i quan ai.
Përgatitjet i kanë filluar bashkë edhe për gara të ndryshme ndërkombëtare e vendore.
Ai nuk e lë pa e krahasuar kohën kur ai vetë ishte nxënës dhe mundësitë që nxënësit e tij i kanë tash.
Ndikimi për të mirë që këto aktivitete kanë vërehet edhe në arritjet e nxënësve në lëndët e rregullta.