Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ndikimi i natyrës në shëndetin mendor

Ecja në natyrë për një pjesë të madhe të qytetarëve ishte opsioni më i mirë për të larguar vëmendjen nga situata me pandeminë.

Aktivitete të ndryshme e tejet kreative janë bërë rutinë e gjithsecilit, një pjesë të të cilave i realizojnë pikërisht në vende të hapura.

Disa qytetarë thonë se që pas lehtësimit të masave, dalja e tyre ka qenë më e shpeshtë duke iu përmbajtur masave, meqë, sipas tyre, po u bën mirë për shëndetin mendor e fizik, transmeton KOHA.

Që nga fillimi i pandemisë, psikologët janë bërë një adresë e rëndësishme për t’u shërbyer me këshilla që do t’ua lehtësonin atyre shqetësimet.

Florina Qupevaj, psikologe në Linjën e Ndihmës Psikologjike, thekson disa prej shqetësimeve më të shpeshta me të cilat iu adresuan qytetarët.

Edhe Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin Lifestyle Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

Sipas saj, në mesin e këshillave të nevojshme, ishte edhe frekuentimi i natyrës, gjithnjë duke iu përmbajtur masave të rekomanduara.

Daljet e shpeshta dhe lidhja me natyrën janë nga ndikuesit e drejtpërdrejtë në shëndetin mendor dhe fizik.