Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mërgimtari kërkon licencë për shkollën e fluturimit

Është vend ideal për ata të cilët pëlqejnë sportet ekstreme. Me të përjetohet adrenalina në ajër.

Një mërgimtar nga fshati Pojatë i Ferizajt, 15 vjet më parë, erdhi në vendlindje nga Gjermania me një projekt të pazakontë.

Shkolla aeronautike “Maloku”, edhe pse u realizua si projekt, me gjithë interesimin e të rinjve që ta mësojnë fluturimin, asnjëherë nuk arriti të licencohej nga institucionet shtetërore, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Mehmeti flet për reagimet e bashkëfshatarëve kur për herë të parë e panë atë në ajër me një fluturake të lehtë, e që nga lart ai vëzhgonte hapësirat përreth fshatit të tij.

Edhe pse ka një kohë të gjatë që merret me këtë sport, thotë se frika gjithnjë është e pranishme në ajër.

Edhe Mërgimtari që solli fluturaken në Pojatë, tani kontribuon edhe në mirëmbajtjen e fshatit SOT 11 muaj më parë Mërgimtari që solli fluturaken në Pojatë, tani kontribuon edhe në mirëmbajtjen e fshatit

Në garazhin e Shkollës së Fluturimit aktualisht gjendet një fluturake e lehtë, “DeltaJet2” dhe aeroplani “Tumaco”. E kontrollet teknike të të gjithave i bën vetë Mehmeti.

Ai tregon për kapacitetet e secilës prej tyre.

Mehmetin shpeshherë e shoqëron edhe miku i tij Avdyl Avdyli, i cili ka pasionin e njëjtë me të.

Në vitin 1960 ishte fluturimi i tij i parë. E deri në kohën e pensionimit iu bënë plot 3 mijë orë në ajër, me 10 mijë fluturime me aeroplanë.

Ish-kampioni i Jugosllavisë për pilot, Idriz Dreshaj, thotë se e vlerëson mjaft shumë punën e Mehmetit në lidhje me iniciativën e hapjes së shkollës.

Për moshën që ka tani, Dreshajt nuk i lejohet pilotimi.

Edhe Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje Arbëri 3 j. më parë Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje

Shton se i mungon koha kur e bënte një gjë të tillë.

të sporteve të tilla nuk u mungojnë as motorët e ndryshëm për manovrim në borë dhe rrugë, e të tilla gjenden edhe në garazhin e Musli Mehmetit.