Në Has do të shkojmë për ta vizituar fshatin Romajë. Bukuritë natyrore, të kaluarën e pasur e zakonet që po vazhdojnë t’i ruajnë me xhelozi i kuptojmë tash bashkë.
Hasi njihet më së shumti për furrtari, për veshjet karakteristike të kësaj ane e edhe për kulturën që e veçon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse shumë prej traditave kanë mbetur si pjesë e së kaluarës, ka ende banorë të fshatit Romajë që i praktikojnë ato edhe sot.
Korrja e grurit me drapër nga gratë e vajzat e fshatit, që mbajnë veshjet hasjane, është një aktivitet që e shënon ardhjen e korrikut.
Edhe pse tash bujqësia ka avancuar, kjo traditë po kujtohet për të mos e lënë të kaluarën në harresë.
Pritja e mysafirëve në oda është bërë nëpër shumë vende të Kosovës, e në Romajë po vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Shani Qenaj në odën e tij pret burrat e fshatit, ku bashkë luajnë lojëra e kërcejnë valle nën tingujt e muzikës folklorike.
Përpos si një vend që e ruan traditën, në Romajë ngado që e kthen kokën pamja është mbresëlënëse.
Kjo natyrë e pasur ua mundëson banorëve që edhe bujqësinë ta zhvillojnë e të përfitojnë prej saj.
Një pjesë e madhe e banorëve të Romajës kanë lënë vendlindjen në kërkim të një jete më të mirë në mërgim, por dashurinë për të e tregojnë duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme.