Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mbi 1.000 pisha të mbjella nga banorët e Samadrexhës

Është një ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Suharekës.

Për t’i njohur tiparet e këtij fshati, duhet ngjitur në një pikë më të lartë të tij, aty ku mund të vështrosh me lehtësi pamjen piktoreske që ai ofron.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me shtrirje të madhe sipërfaqësore ky fshat ka edhe një numër konsiderueshëm banorësh të cilët janë mjaft aktiv siç i përshkruan njëri nga banorët.

“Fshati Samadraxhë përfshin diku afër 6.000 banorë me afër 700 shtëpi. Si karakteristikë e fshatit është aktiviteti i banorëve kryesisht në bujqësi. Ka një pjesë të konsiderueshme mërgimtarësh që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës”, thotë ai.

Si banorë të këtij fshati, shquhen për iniciativa të ndryshme që i ndërmarrin, në të cilat sipas Manajt, kontribuon gjithnjë mërgata.

“Mërgimtarët i kemi shumë aktiv. Çdo iniciativë që e marrim, ata i kemi afër, njësoj si edhe në iniciativën e radhës”, shprehet banori.

Në thellësi të fshatit Samadrexhë të Suharekës, ndodhet pjesa kodrinore ku banorët me vet-iniciativë kanë mbjellë mbi 1000 fidane pishash.