Nuk i largohet për asnjë moment. Edhe pse nuk flet, sytë e Chapit tregojnë shumë sa herë që ndodhet pranë pronares së tij, Edonisës.
Të rrisësh një kafshë shtëpiake, aq sa është kënaqësi, kërkon edhe përkushtim të plotë. Në rastin e kundërt, kur kafshët nuk e marrin vëmendjen që duan, shkaktohen probleme nuk mënjanohen lehtë.
Depresioni është një sëmundje me të cilën pronarët dhe kafshët përballen, e sidomos në rastet kur kafsha ndien vetmi.
Pavarësisht mërzitjeve, ditëve të lodhshme e përplot nervozë, sipas Edonisës, Chapi nuk është përballur me depresion të theksuar, sepse ajo është kujdesur në maksimum t’i plotësojë nevojat e tij.
E fatin e Chapit fatkeqësisht nuk e kanë të gjithë miqtë tanë katërkëmbësh. Kjo ishte edhe ndër arsyet e themelimit të grupit “Të bashkuar për kafshë” në rrjete sociale. Edonisa rrëfen problematikat kryesore që tentojnë të zgjidhen përmes këtij grupi i cili është mjaft efektiv.
Ndryshimi i sjelljes së zakonshme është ndër shenjat e para që tregon se kafsha po vuan nga depresioni. Zakonisht me këtë problem ballafaqohen kafshët shoqëruese, e në veçanti qentë.
Sipas veterinarit Qëndrim Kida, relacioni kafshë- pronarë ndikon qoftë në shfaqjen apo edhe në kalimin e kësaj dukurie .
Edhe
Edhe qentë bien në depresion
Shoqërimi është ndihma më e mirë që mund të jepet në raste të tilla. Kufizimet për shkak të pandemisë kanë ndikuar keq për shoqërinë, por mesa duket, jo për të gjithë. Miqtë tanë të vegjël, thotë veterinari, i janë gëzuar kësaj, sepse më shumë kohë në shtëpi do të thotë më shumë lumturi për ta.
Fatkeqësisht ka raste kur kafshët kanë shkallë të lartë depresive dhe shoqërimi me ta nuk kryen më punë, e në këto raste këshillohet të merren barna të cilat ndihmojnë në kalimin e kësaj faze dhe rikthimin e gjendjes normale të tyre.
E për të gjithë ata që janë në dyshime për adoptimin e një kafshe, Edonisa ka edhe një mesazh.