Gjuhën arabe mund ta dëgjosh më së shumti këto ditë në qendrën për azil në Magure të Lipjanit. Kjo për shkakun se në këtë qendër, pothuajse shumica e atyre që janë strehuar janë refugjatë nga Siria.
Pavarësisht se shumica e tyre nuk janë të interesuar të qëndrojnë në Kosovë, sërish për aq sa janë këtu ju duhet ndihmë në përkthim, raporton KOHA.
Deri tash me këta refugjatë, stafi i qendrës është kuptuar nëpërmjet atyre që kanë folur anglisht.
Së fundi qendra e ka siguruar një përkthyes të gjuhës arabe. Fitim Zariqi, udhëheqës i qendrës tregon se kjo është ndihmë e madhe për qendrën.
Po ashtu, Qendra e Azilit ka edhe shërbime të tjera që ofrohen ose financohen nga organizatat ndërkombëtare.
Në këtë qendër ka edhe libra dhe ofrohen edhe mësime të gjuhës shqipe, por zakonisht azilkërkuesit largohen nga Kosova pa mësuar shumë fjalë në shqip.
Edhe
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
Ndërkohë sipas statistikave të kësaj qendre që nga 1 janari e deri më 18 qershor ka pasur 759 azilkërkues, ku shumica dërmuese ishin sirianë, gjithsej 386 persona. Refugjatë ka edhe nga Maroku 88, Iraku 87, nga Palestina 81 dhe nga Afganistani janë deklaruar 42 persona.
Të shtunën, në Ditën ndërkombëtare të refugjatëve, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka shkruar se fakti se asnjë azilkërkues nuk është infektuar me COVID-19 tregon, siç ka thënë ai, punën dhe përkujdesjen institucionale ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve.
Kosova në vitet e fundit është bërë lajm si një vend jomikpritës për të huajt, pas deportimit të disa shtetasve turq, ku u përfshinë policia, AKI-ja dhe presidenti i shtetit.
Derisa për deportimin e shtetasve turq askush nuk ka marrë përgjegjësi.
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
MPJD: Qytetarët e Kosovës në Lindjen e Mesme janë mirë, po shqyrtohen opsionet për evakuim
-
Siria raporton “arratisje masive” nga kampi të familjarëve të lidhur me ISIS-in
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht