Rubrika “Tour” këtë javë ju dërgon drejt fshatit Kunovik të Komunës së Vushtrrisë.
Ky fshat ndodhet afro 16 kilometra në periferi të qytetit, por ka vite prej se nuk është i banuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkim Muli është vushtrriasi që së bashku me vëllezërit e tij prej kohësh morën iniciativë ta rregullonin një hapësirë rekreative në Kunovik.
Këtë gjë edhe e kishin realizuar, duke sjellë lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh për të cilët kujdeset Muli dhe të punësuarit aty.
Sipas tij, vizitorët po e pëlqejnë këtë hapësirë parku siç e quan, madje thekson se vizitat nuk bëjnë dallim as nëpër sezonë dhe çdo vizitë atje është falas.