Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kosovari me koleksion prej 700 monedhash nga e tërë bota

Fikret Ibrahimi njihet si auditor e ekonomist i shquar.

Përveç analizave në fushën e ekonomisë, ai e ka edhe një pasion, që është koleksionimi i monedhave të metalit.

Shumë kohë para se të bëhej ekonomist me profesion ai e filloi mbledhjen e tyre.

Që nga vitet ‘80 nisi ta pasuronte koleksionin e monedhave.

Ndër vite ai mblodhi rreth 700 monedha nga të gjitha kontinentet.

Edhe Murati: Për pesë vjet, familjet kosovare kanë kursyer mbi 2 miliardë euro Arbëri Murati: Për pesë vjet, familjet kosovare kanë kursyer mbi 2 miliardë euro

Thotë se më të veçanta për të janë monedhat nga vendet më të largëta.

Pjesa më e madhe e koleksionit të tij janë dhurata nga shoqëria, të cilët nuk kanë dilemë asnjëherë se çfarë t’i bëjnë dhuratë.

Ka edhe të tilla që i ka blerë vetë, por nuk ka shpenzuar shumë për to.

Këtë pasion për koleksionimin e monedhave, Ibrahimi tashmë po e përcjell edhe të mbesat e tij, të cilat shpeshherë edhe i ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre.

Monedhat janë të veçanta për të derisa secila ka prapa saj një histori të vendit prej nga vjen.

Në kohë të luftës i humbi disa prej tyre . Ai ende shpreson që t’i gjejë.

Ibrahimi nuk njeh shumë koleksionues nga Kosova, mirëpo thotë se një shoqatë për ta do të ishte e qëlluar.

Edhe Zbulohen 50,000 euro të padeklaruara në Vërmicë, të gjitha monedha metalike Kronikë Zbulohen 50,000 euro të padeklaruara në Vërmicë, të gjitha monedha metalike

Kruna, marka, dollari, dinari, funta janë vetëm disa prej monedhave që ai mban.