Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kosovarët mes IPhonit dhe Samsungut

Smartfonët apo telefonat e mençur janë pjesë e përditshmërisë së secilit gjatë ditëve të sotme.

1994 ishte viti kur nevoja për të pasur më shumë sesa vetëm një telefon që kryen thirrje u bë realitet nga gjiganti IBM.

27 vjet pasi tregu botëror është i mbushur me kompanitë që primare e kanë lansimin e telefonave të tillë në treg.

Sikurse në vendet e tjera, telefonat e mençur janë pjesë edhe e shoqërisë kosovare.

Variante të ndryshme zgjidhen nga qytetarët para se të zgjedhin telefonin. Këtu ndikojnë edhe çmimet.

Edhe Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave Tech Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave

Por, ka prej qytetarëve që thonë se nuk i ndjekin trendët për të zgjedhur mes dy kompanive më të kërkuara, “Samsung” dhe “iPhone”.

Një pjesë tjetër preferon edhe më tutje telefonin e thjeshtë e pa shumë komplikime.

Kërkesë e parë e konsumatorëve kosovarë është iPhoni, thotë Besim Raçi, pronar i një mobishopi.

Pavarësisht kërkesave, është kompania ‘’Samsung’’ ajo që ka dominuar tregun, thotë

njohësi i teknologjisë, Kushtrim Krasniqi.

Krasniqi shpjegon dallimin mes secilës kompani.

Edhe Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025 Tech Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025

Ndërsa flet edhe për specifikat që dallojnë telefonat, duke i bërë disa më të lehtë për t’u përdorur e disa të tjerë pak më të komplikuar për një masë të madhe.

Jetëgjatësia e baterisë dhe një kamerë e mirë për fotografi janë dy prej kritereve që ndikojnë në përzgjedhje të telefonit nga shumica e kosovarëve.