Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kisha dhe xhamia shumëshekullore në Shalën e Bajgorës

10 kilometra larg qytetit të Mitrovicës, në rajonin e Shalës ka shumë monumente historike.

Përballë “Trepçës”, ndodhet Kisha e Shën Pjetrit, e cila thuhet se daton që nga shekulli i 13-të.

Pajazit Hajzeri thotë që kjo kishë është shfrytëzuar nga punëtorë të minierës afër e nga banorë të rrethinës, raporton KOHA.

Ndër monumentet e tjera është edhe Xhamia e Mazhiqit apo e “Trepçës” siç njihet në rrethinë.

Hajzeri tregon se kjo xhami daton nga fundshekulli i 15-të, dhe se u ndërtua nga pushtuesit osmanë.

Me një arkitekturë orientale, karakteristikat e këtij monumenti janë të qarta e edhe gypat prej baltës, që sipas studimeve janë vendosur për ventilim të ajrit.

Edhe Kisha sase në Mitrovicë, pikë ideimi arkitektonik EXPRESS Kisha sase në Mitrovicë, pikë ideimi arkitektonik

Të mbrojtura me ligj, këto objekte e shumë të tjera përreth mund të jenë një pikë për zhvillimin e turizmit historik e malor në Mitrovicë po u vlerësuan edhe nga institucionet përkatëse, thotë Hajzeri.

Për dallim të xhamisë së “Trepçës”, që u ndërtua nga pushtuesit, kisha e Shën Pjetrit thuhet se u ndërtua nga vendasit për nevoja të tyre dhe atyre që vinin të punonin në minierë.