Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kasnakët e vjetër për punime moderne

E ka ndarë një dhomë të veçantë, vetëm për të zhvilluar krijimtarinë e saj punëdore.

Është Valbona Arifi – Selimi nga fshati Bresalc i Gjilanit, e cila që nga vegjëlia e kishte mësuar thurjen me gjilpërë.

Me një pëlhurë të hollë të vendosur mbi kasnak, e me ndihmën e një gjilpëre me penj, ajo po e shfaq tërë pasionin e saj në këtë mënyrë unike e me dizajne moderne.

Edhe pse duket e thjeshtë në shikim, megjithatë, puna me të nuk është edhe e lehtë.

Për ta përfunduar një punim të tillë me shumëllojshmëri të ngjyrave, asaj i duhen ditë me radhë.

Kohë më parë përdormi i tyre ishte i madh, e sidomos nga vajzat e reja, të cilat ishin në prag të kurorëzimit të tyre.

Edhe 11-vjeçarja me grep krijon personazhet e preferuara, i shet online SOT 6 muaj më parë 11-vjeçarja me grep krijon personazhet e preferuara, i shet online

Sipas Valbonës, kohëve të fundit, përdorimi i tyre ka filluar të rikthehet, por tani në një mënyrë tjetër të përdorimit.

Valbona për emisionin "Sot" tregoi se fëmijët e saj janë mjaft kurioz të mësojnë rreth punës së thurjes me gjilpërë.

Tutje, Valbona shpreson se kjo lloj tradite e të bërit art me kasnak të mos humbasë.