Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kampanja e nxënësve për të marrë ushqime nga shtëpia

Janë nxënës të drejtimit të dietave në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Për të tretin vit me radhë po e zhvillojnë kampanjën e të ushqyerit shëndetshëm, duke konsumuar ushqim që vetë e përgatisin në shtëpi.

Mimoza Dragaqina është mësimdhënësja që e nisi këtë kampanjë, përmes së cilës nxënësit marrin ushqim të përgatitur vetë nga shtëpia, duke iu shmangur ushqimeve të shpejta.

Përveçse e mirëpritën, nxënësit e klasës së 12-të këtë formë të të ushqyerit e shohin si të dobishme për shëndetin.

Veç tjerash, ata shprehen se po i kursen edhe me shpenzimet si nxënës.

Kur kjo praktikë nisi para tre vjetësh, për mësimdhënësen Mimoza Dragaqina ishte tejet e veçantë për faktin se tregon që gjithçka kishte nisur nga nxënësit.

Edhe Trefishohet numri i nxënësve duhanpirës në Kosovë Arbëri Trefishohet numri i nxënësve duhanpirës në Kosovë

Të njëjtën praktikë të nxënësve të profilit të dietave, Mimoza thekson se duan që ta bartin edhe te shkollat e tjera të Kosovës.

Në kuti të vogla plastike, këta nxënës çdo ditë marrin ushqim nga shtëpia, që pos të mirave për shëndetin, në këtë formë thonë se e ruajnë edhe mjedisin.