Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Jeta e fëmijëve brenda një libri

Këto janë fjalitë e para të librit të parë të shkrimtares për fëmijë, Remzije Makolli-Ahmeti.

“Aroni dhe kafshët” është vepra e saj, dedikuar nipit, Aronit.

E përveç Aronit, tashmë edhe fëmijët e tjerë e kanë mundësinë të kenë një libër të personalizuar.

Sipas saj, kërkesat janë të shumta me qëllimin që leximi të mos lihet në harresë nga teknologjia.

Kërkesat nuk vijnë vetëm brenda shtetit, por edhe jashtë tij.

Edhe Librat që nxisin fëmijët të lexojnë e të largohen nga telefonat SOT Librat që nxisin fëmijët të lexojnë e të largohen nga telefonat

Shkrimtarja rrëfen se festat e ndryshme janë mundësia më e mirë për dhurimin e librave.

Të shkruash libër për dikë, duhet të bëhesh pjesë e jetës së tij. Kështu e përshkruan ajo pjesën hulumtuese që duhet të bëjë për të marrë informatat e nevojshme.

Për përmbledhjen në libër, ndihmojnë edhe prindërit apo familjarë të tjerë, duke shpalosur në detaje jetën e personit, për të cilin thuret ngjarja.

Përveç për fëmijë, Makolli-Ahmeti, ka filluar edhe me shkrimin e librave për të rritur, ndonëse sipas saj, është më e vështirë.

Shkrimtarja e dashur për fëmijë, ka vetë dy fëmijë. Ajo rrëfen vështirësitë me të cilat përballet, duke marrë parasysh edhe përkushtimin që ka për të vegjlit e saj.

Edhe Festivali e Panairi i Librit për Fëmijë – imazhi i një brezi që lexon Kulturë Festivali e Panairi i Librit për Fëmijë – imazhi i një brezi që lexon

Makolli-Ahmeti ka edhe një kritikë për të shkruarit e librave për fëmijë.

Fëmijët kanë nevojë të zhvillojnë imagjinatën, e autorja thotë se mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata me edukim e argëtim, është libris.