Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ish-mësuesi nga Gucia që për katër dekada punoi në Kosovë

Adem Kolenës iu kthye nostalgjia për shkollën ku dha mësim për dy dekada, pas vizitës që i bëri.

Me të hyrë brenda objektit shkollor, u mirëprit nga drejtoresha, me të cilën kishte ndarë shumë kujtime.

Ka lindur e jetuar në Guci ku edhe kishte nisur mësimdhënien, por nëna e tij ishte motivi kryesor i shpërnguljes së tij në Kosovë.

Sot 83-vjeçari, kujton edhe emrat e nxënësve e momentet me ta që shpesh e kishin emocionuar.

Kishte dhënë mësim në periudha jo të lehta për shqiptarët.

Këtë e kujton duke e lidhur me situatën e fundit në vend, teksa thekson se mësim do të mbante pavarësisht çdo rrethane.

Edhe Sami Haxhimusa për 41 vjet kontribuoi në mësimdhënie SOT Sami Haxhimusa për 41 vjet kontribuoi në mësimdhënie

Kontributi i tij me dekada rrëfen se nuk iu shpagua, pasi që sot si ish-mësimdhënës thekson se bën jetë të vështirë.

Pavarësisht çdo situate, thekson se profesionin prej mësuesi nuk do ta ndërronte në asnjë rrethanë.