Që nga ora 4 e mëngjesit të veshura me rroba tradicionale nisen për në plantacionet me mjedra, që për dallim prej vendeve të tjera, këtu në Lubinjë të Ulët të Prizrenit ndodhen në një kodër.
Para se temperaturat të rriten shumë gjatë ditës, Safete Mislimi dhe dhjetëra gra të tjera të komunitetit boshnjak në këtë pjesë vjelin me qindra kilogramë mjedër në ditë.
Safetja i konsumon frutat derisa i vjelë.
Në ditë në shportën e saj korren 60 kilogramë.
Safetja dhe të tjerat, punën e kryejnë me veshje tradicionale të cilat i mbajnë edhe në fshat.
Madje, të tilla u ofrojnë edhe vizitorëve kur vijnë në Lubinjë.
Plantacioni Red Gold është i pari në Kosovë me mjedër. Ismet Osmani, që e udhëheq atë, thotë se këtë biznes e nisën në vitin 2008 dhe se tani ka rreth 40 ari.
Shumicën e frutave e eksporton në Gjermani derisa edhe lloji që e kultivon dallon nga rajonet e tjera të Kosovës.
Megjithatë, të kultivosh mjedra në vende kodrinore ka edhe sfidat e veta, por që relievi i këtushëm është përparësi e madhe.
Osmani është pjesë e asociacionit të mjedrave të Kosovës. Deklaron se tani Ministria iu ka ofruar ndihmë më të madhe, derisa pranoi që t’i subvencionojë për kilogram.
Derisa në Lubinjë kultivohet njëjtë edhe boronica.
Edhe aty punën më të madhe e bëjnë gratë.
Ato në ora 13 përfundojnë punën për të nisur sërish mëngjesin e nesërm përgjatë dy muajve më të nxehtë të verës, korrikut dhe gushtit.