Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Futbollistja 13-vjeçare bën 140 km rrugë për stërvitje

Distanca e udhëtimit nga Rahoveci për Prishtinë, asnjëherë nuk iu bë pengesë të ushtrojë intensivisht për sportin e saj të dashur, futbollin.

Odessa Muharemi bën afro 140 kilometra vajtje-ardhje nga fshati ku jeton për stërvitje.

Ambiciet i ka të mëdha për këtë sport, të cilin e zgjodhi që fëmijë, porse problem mbeten shpenzimet për udhëtimin.

Të fitojë kondicion e të jetë edhe më e përgatitur fizikisht për futboll, zgjodhi ushtrimet, të cilave thotë se u përmbahet në mënyrë strikte.

E përpiktë dhe përplot disiplinë në kohë stërvitjesh. Kështu përshkruhet nga trajneri i saj, Gramoz Dragusha.

Edhe Shkollat verore në kryeqytet ndihmojnë komunitetet në gjithëpërfshirje SOT Shkollat verore në kryeqytet ndihmojnë komunitetet në gjithëpërfshirje

Ka vetëm 1 muaj që e ushtron, por e ka parë potencialin e 13-vjeçares, derisa i drejtohet edhe me këshillë.

Dita e saj sapo kishte nisur, andaj atë e prisnin edhe ushtrime të tjera para se të kthehej në Rahovec, në fshatin ku ajo jeton.