Disa kilometra larg liqenit të Batllavës shtrihet fshati i bukur i Turuçicës.
Me male në të dyja anët - pamje kjo që të lë mbresa kur çdo gjë është e artë nga vjeshta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, Turuçica është vendi ku u lind e u rrit heroi kombëtar Zahir Pajaziti.
Sot vizitorët këtu vijnë për të parë kullën e heroit që ndodhet në hyrje të fshatit.
Banorët këtu kujtojnë kohën e kaluar me të dhe virtytet e tij duke përmendur afërsinë që kishte me bashkëfshatarët.
Turuçica nuk njihet vetëm si vend trimash, por banorët këtu shquhen edhe për zemërgjerësi derisa në luftë kishin strehuar mijëra refugjatë.
Fshati është boshatisur nga banorët e shkolla fillore ka mbyllur dyert kur i mbetën vetëm 3 nxënës.
Fshati mbushet kryesisht në vikende.
Pika më e lartë e fshatit Turuçicë është në anën veriore, më pak se dy kilometra nga kufiri me Serbinë. Deri në vitin ’99 Ramadan Rrustemi e kishte shtëpinë pikërisht në atë pjesë.
Ai thotë se banorët ikën, sepse edhe dy dekada pas lufte institucionet nuk bënë asnjë investim.