Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Freski vere në “Brezovica Hotel & SPA”

Kur e përmendim Brezovicën, dimri e bora janë ato që na vijnë në mendje.

Mirëpo “Brezovica Hotel & SPA”, me shërbimet që ofron, u sjell kënaqësi edhe në sezonin e nxehtë.

Ndonëse nuk ka shumë kohë që është bërë hapja e tij, sipas menaxherit të recepsionit, Emir Maliqi, frekuentimi nga vizitorët vendor e të huaj është në nivel të lartë.

Ai tregon për kapacitetin e dhomave që ka hoteli e edhe rendin e kategoritë që gjenden në të.

Hotelet e tilla në vende malore janë të shumta, por ajo çka e dallon “Brezovica Hotel & SPA” është shërbimi që u bëhet klientëve.

Edhe OpEd Koha për Brezovicën

Përveç shërbimit, emërtimi i restoranteve e bareve të hotelit është karakteristikë, e për vendosjen e secilit emër është përkujdesur pronari.

Pushimi është një periudhë shumë e rëndësishme, e që të jetë i kompletuar, ushqimi duhet të jetë i cilësisë së lartë.

Për këtë përkujdeset stafi i kuzhinës së hotelit, duke u siguruar të sjellin specialitete në pjatat e klientëve.

Përveç sallës së dasmave, pishinave, bareve e restoranteve, “Brezovica Hotel & SPA” ka edhe salla të konferencave për të gjithë ata që pëlqejnë vendet e qeta për të biseduar për biznes.

Edhe Brezovica, pika më e famshme turistike në dimër SOT Brezovica, pika më e famshme turistike në dimër

Stafi i hotelit është përkujdesur edhe për të rinjtë, që krahas pushimit e frekuentojnë edhe jetën e natës.

E për të gjithë ata që kanë dëshirë të kalojnë ditë relaksuese, “Brezovica Hotel &SPA” është vendi i duhur, sepse edhe çmimet janë të arsyeshme, krahasuar me shërbimet që ofrohen”.