SOT

Burrat kosovarë jashtë sallës së lindjes

Është ndër baballarët e paktë në Kosovë që ka qëndruar pranë gruas së tij derisa po sillte në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Gazetarët, Kreshnik Gashi dhe Donika Voca-Gashi, e pritën bashkë, djalin e tyre Nik Gashin, raporton KOHA.

Prezencën e Kreshnikut në sallën e lindjes, Donika e vlerësoi si mbështetje.

Por për dallim nga Kreshniku, shumica e baballarëve në Kosovë nuk mund të jenë prezentë derisa partneri i tyre sjell në jetë foshnjën.

Kjo pasi që shumica e lindjeve bëhen në spitale publike e në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku nuk lejohen baballarët.

E ngjashëm i ka ndodhur edhe Selami Thaçit nga Komuna e Kamenicës.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, thotë se objekti i tyre nuk e mundëson prezencën e të dy partnerëve.

Në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në QKMF në kryeqytet, vite më parë ishte funksionalizuar edhe një klasë për edukim shëndetësor e cila ndihmonte çiftet e reja për parapërgatitje e prindësi të mirë, por edhe ajo u shua për shkak mosinteresimit të burrave kosovarë.

Së fundmi, Qendra Kosovare për Studime Gjinore kërkoi nga Qeveria që shëndetin riprodhues dhe kushtet më të mira t’i ketë prioritet.