Me shumë drita për të ofruar ngrohtësi për festa. Kjo është pamja e fshatit Bishtazhin të Komunës së Gjakovës.
Dritat u vendosën nga vullnetarët që udhëhiqen nga Franë Prenrecaj bashkë me kishën e fshatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIdetë nga 12 vullnetarët kanë filluar qysh prej tetorit, ndërkaq puna intensive që ndonjëherë ka zgjatur edhe pas mesnate është bërë gjatë dy javëve të nëntorit. Risi tjetër e këtij viti kanë qenë edhe ndezja automatike e dritave dhe planifikimi i detajuar i zbukurimeve.
Ka qenë diaspora e fshatit ajo që ka dhuruar para pa iu kërkuar, që të krijojë atmosferë më të mirë në kohë pandemie, thotë famullitari i Kishës së Zonjës Rruzare, Don Lush Sopi.
Derisa afërsisht 60 për qind e Bishtazhinit është në Zvicër, Gjermani, Shtete të Bashkuara e shtete të tjera, ata kanë krijuar një trekëndësh të fortë me rininë e kryesinë e fshatit. Kryetari i fshatit Vitor Prenrecaj thotë se shkaku i këtij zbukurimi ka vizitorë nga vende të ndryshme.
Duke mos bërë promovim të madh në rrjete sociale, vullnetarët dhe banorët e fshatit po përpiqen t’i shmangin grumbullimet e mëdha në mënyrë që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj përhapjes së COVID-19.