Fshati i Shakovicës në Podujevë shquhet për gjelbërimin dhe qetësinë, të cilat të përcjellin gjatë vizitës, por edhe pas saj, pasi arrijnë të nguliten në kujtesë.
Por, e veçanta kryesore e fshatit është banja, përkatësisht uji i saj shërues.
Nuk janë vetëm banorët ata që gjejnë shërim këtu. Limon Gagica, banor i Prishtinës, e bën këtë rrugë me motivin se do të gjejë zgjidhje për problemet e tij shëndetësore.
E Limoni nuk është i vetmi që vizitën e tij atje ia dedikon zgjidhjes së telasheve me shëndetin. Edhe Bajram Uka ngre lart vlerat e ujit dhe tregon se të mirat e tij ndikojnë pozitivisht në shëndet.
Sipas Sami Azemit, pronarit të kësaj banje, frekuentimi i vizitorëve në sezonin e verës kap numra treshiforë.
Grupmosha të ndryshme e vizitojnë banjën e famshme të Llapit, por gjithsesi dominojnë vizitorët më të moshuar.
Edhe
Pishina e Banjës me veti shëruese për disa sëmundje
Duke zënë në gojë faktin se vazhdojmë të jemi në një gjendje pandemie, Azemit i kujtohet të tregojë se uji që vazhdimisht qarkullon dhe që ka përbërës me veti shëruese, nuk e lejon përhapjen e virusit.
Vizitorët thonë se zgjedhin banjën – që ndryshe njihet edhe si Banja e Lluzhanit – edhe për shkak të çmimeve të lira, ku hyrja për një person është një euro e gjysmë.