Përtej obligimeve shkollore, aktivitetet e lira për fëmijët janë pjesë e rëndësishme për ta.
Është baleti një nga llojet e artit më të preferuar për fëmijët që, përveç argëtimit, iu sjell edhe të mira shëndetësore.
Me përvojë të gjatë si balerinë, Aulonë Nuhiu tash e dy vjet punon me mosha të ndryshme në shkollën e baletit e muzikës “Melody”.
Sipas saj, prindërit kanë rol kyç në aktivizimin e fëmijëve drejt pasioneve të tyre a aktiviteteve të lira.
Piano është instrumenti më i dashur për Amarin, Aksën e Matin. Që të tre kanë bërë vite me këtë instrument e edhe synimet i kanë të qarta për më tej.
Karriera artistike që kishte dikur ishte shtysë për Yllka Shytin që të krijonte një ambient për fëmijët me hobi për këto lloje arti.
Tingujt e kitarës janë të preferuarit e Oltian Hasanxhekajt. Madje ai ka edhe një këngëtar respektivisht kitarist të preferuar