Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ambiente të rinovuara në shoqatën e të shurdhërve

Ky është objekti që tash e shumë vjet i takon Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë, e që së fundmi mori një pamje krejtësisht ndryshe.

Tashmë gjithçka është rinovuar dhe është e re.

Kjo erdhi si një “dhuratë” pikërisht në Javën Ndërkombëtare të Personave të Shurdhër, transmeton Koha.

Ky ndryshim u mundësua nga Komuna e Prishtinës, e drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj, tregon se si nisi realizimi i këtij projekti.

Kukaj flet edhe për raportet që mban me këtë shoqatë dhe tregon sesi Komuna vazhdimisht ka qenë e përkushtuar për ta promovuar punën e tyre.

Edhe Kurti premton përkrahje institucionale për personat me aftësi të kufizuar Arbëri Kurti premton përkrahje institucionale për personat me aftësi të kufizuar

Brenda kësaj hapësire tashmë janë krijuar kushtet që të zhvillohen edhe më shumë aktivitete të ndryshme, e madje edhe sportive.

Kryetari i Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë, Armend Ademi, i cili ka 14 vjet që është pjesë e kësaj shoqate, nuk heziton të flasë për gjithë mundin e bërë që të arrihet deri në këtë nivel, e edhe për pamjen që dikur kishte ky vend.

Personat e këtij komuniteti për çdo të premte bëhen bashkë këtu.

Besa Preniqi është interprete e gjuhës së shenjave, e cila kësaj shoqate nuk iu nda që nga vegjëlia. Madje, gjuha e shenjave për të ishte mjeti i parë i komunikimit me të tjerët.

Edhe Janë përuruar hapësirat e renovuara të Shoqatës të Shurdhërve të Prishtinës Arbëri Janë përuruar hapësirat e renovuara të Shoqatës të Shurdhërve të Prishtinës

Sipas Besës, në Kosovë ende ekzistojnë paragjykime për këtë kategori.

Në Kosovë janë të rralla institucionet që njoftojnë të shurdhrit me gjuhën e shenjave. Ata thonë se gjatë pandemisë, Shoqata kosovare e të Shurdhërve është angazhuar vetë që të realizojë video-informuese për koronavirusin.