Fikja e zjarreve dhe shpëtimi i jetëve njerëzore nuk janë të vetmet aksione për të cilat zjarrfikësit në terren.
Në fakt, para tri ditësh ata e kanë nxjerrë edhe një gjarpër nga një vend në qendër të kryeqytetit.
Zjarrfikësi Ali Idrizi tregon se gjarpri është lëshuar jashtë qytetit ashtu si të tjerët, raporton KOHA.
Idrizi tregon se ka histori interesante edhe rreth shpëtimit të kafshëve të ndryshme. Sidoqoftë, për 15 vjet punë ai ka marrë pjesë në aq shumë operacione që lidhen me kafshë saqë nuk mund ta kujtojë ndonjë numër. Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, thotë se kolegët e tij i rrëfejnë ngjarje të shumta e edhe vetë ka marrë pjesë në shpëtimin e një derri.
Ai tregon se rregullimi i statusit të zjarrfikësve vazhdon të jetë brengë e zjarrfikësve dhe se aksionet e shpëtimit të kafshëve e kanë rritur edhe kredibilitetin e zjarrfikësve.
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, intervenohet në 17 raste
-
Mbi 1.300 intervenime për shuarje zjarresh në Komunën e Prishtinës
-
Komuna e Prishtinës njofton për “situatë alarmante” nga zjarret dhe erërat e forta
-
11 të vdekur nga një zjarr në një qendër kujdesi për fëmijë në Algjeri