Është ndër fshatrat multietnik në dalje të kryeqytetit.Është kjo Bërnica e Epërme, e cila në dekadën e fundit ka marrë vëmendjen për një veti tjetër.
Agroturizmi është ai që po tërheq dhjetëra vizitorë në fshatin që tashmë ka shumë restorante.
Shumica e tyre ofrojnë ushqime tradicionale derisa shoqërohen me produkte fshati si nga shqiptarët apo banorët serbë.
Destinacion suksesi, Bërnica u bë edhe për Arben Muhadritin, i cili erdhi nga Gjakova që të provojë biznes në gastronomi.
Muhadri i përvishet vetë punës në kuzhinë derisa thotë se i zotëron tavat tradicionale dhe pitalkat.
Edhe
Dikur njihej si “fshati i kuajve”, Bresana sot shumë e kërkuar për vila
Mish të mirë ofrojnë shumica e restoranteve këtu derisa shefi Veton Rushiti tregon kujdesin gjatë përgatitjes së tij.
Pas vitit 1999, fshati është njohur edhe me emrin Rrezanë. Ndryshe nga fshatrat e tjera prej nga kanë ikur vendësit, aty janë ndërtuar shtëpi e lagje të tëra duke u bashkuar kështu me zonën urbane të Prishtinës.