Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Afrim Lata, plispunuesi i vetëm në Pejë

Në çarshinë e vjetër të Pejës, ku të radhitura janë lokalet në të cilat ushtrohen zanate të ndryshme, zë vend edhe dyqani me plisa i Afrim Latës.

Hapësira e vogël i shërben edhe si punëtori e edhe si dyqan, nëse dikush ndalet e kërkon t’i shohë plisat e punuar nga ai.

Të rrallë janë klientët e edhe më të rrallë janë plispunuesit në Pejë, madje me kalimin e kohës, Lata ka mbetur i vetmi në zonën zejtare.

Që në vegjëli punimin e plisave e mësoi nga babai i tij dhe ka mbi 50 vjet që nuk u ndal së punuari asnjëherë.

Kur puna bëhet në ekip edhe procesi shkon më shpejt, tregon ai.

Edhe “Me zemër për diasporën” sjell tradicionalen në shesh SOT “Me zemër për diasporën” sjell tradicionalen në shesh

Tash që plisat i punon i vetëm, duke marrë parasysh 16 hapat deri te produkti final përfundojnë më ngadalë.

Interesimi shumë vogël për këtë zanat e shqetëson Latën.

Një prej mundësive për të mos e lënë të zhduket e sheh intervenimin e institucioneve dhe stimulimin e zanatlinjve të rinj.

Sfidë në vete është edhe sigurimi i tregut.

Derisa dikur plisat e punuar nga ai i kalonin edhe kufijtë e Kosovës, tash kalojnë ditë e nuk e shet qoftë edhe një.

Edhe Këpucëtar dhe alpinist, Ferat Topalli, që 40 vjet riparon këpucë SOT Këpucëtar dhe alpinist, Ferat Topalli, që 40 vjet riparon këpucë

Megjithatë, nga ana e Drenicës i dërgon plisat në ditë të tregut ku ka mundësi të bëjë pazar.

Përpos faktit që e ka pjesë të pandashme të jetës këtë zanat, edhe fakti që plisi është ndër simbolet më të rëndësishme kombëtare e bën të tregojë se do të punojë deri në ditët e fundit të jetës.