Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

9-vjeçarja talente në gjimnastikë

E re në moshë, por me ëndrra të mëdha.

9-vjecarja, Jara Hasolli, nga Komuna e Fushë-Kosovës e ka shumë në qejf të merret me gjimnastikë.

Që në hapat e parë, ajo ishte më e dalluar nga fëmijët e tjerë të familjes për shkak të hiperaktivitetit që kishte.

E kur mbushi 6-vjeç, familja vendosi ta dërgonte në shkollë më profesionale për gjimnastikë, transmeton Koha.

Ajo tregon se edhe shoqet e saj shpesh i habit për lëvizjet që i bën.

E shtysa më e madhe për të ka qenë e ëma, Lumturije Hasolli.

Edhe Aventura e gjimnastikës së Jarës: Ngritja në lartësi të reja PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Aventura e gjimnastikës së Jarës: Ngritja në lartësi të reja

Duke i qëndruar përherë afër, e ëma tashmë i ka mësuar të gjitha elementet gjimnastikore.

E kur moti nuk është në anën e Jarës, ambienti i brendshëm është vendi ku do të krijohet “rrëmuja” e radhës nga gjimnastja e vogël, e cila shfrytëzon çdo cep për të bërë akrobacionet e saj.