Shumë parqe të Prishtinës janë të mbingarkuara nga qentë endacakë
Ky është Parku i Gërmisë, park që vizitohet çdo ditë nga qindra qytetarë. Shumica nga qytetarët kanë ardhur të kalojnë kohë në Gërmi, e problem po i kanë qentë endacakë që strehë gjejnë këtu.
Qytetarët ndihen të frikësuar nga mundësia e sulmit nga qentë endacakë.
Njëjtë si Parku i Gërmisë është edhe pjesa e parkut të “Taukbashqes”. Edhe pse numri i qenve nuk është i njëjtë këtu si në Gërmi, qytetarët prapë ndihen të pasigurt, sidomos gjatë ecjes që e bëjnë gjatë natës.
“Parqet e sigurta” është projekti më i ri që e ka në plan Komuna sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.
Fushtica kërkon ndihmë edhe nga qytetarët që të adoptojnë qentë endacakë.
Nga atëherë deri më tash prishtinasit kanë adoptuar më shumë se 60 qenë.
Pos adoptimit të qenve, Fushtica tregon se do të bëhet hapja e strehimoreve të reja për ta.
Projekti “Siguria në parqe” përfshin edhe elemente të tjera të sigurisë publike, ku përveç qenve endacak është e paraparë edhe siguria qytetare nga grupe të ndryshme që i rrezikojnë ata, siç janë narkomanët.
Park me të njëjtin problem është edhe Parku i Qytetit.
Komuna e Prishtinës kërkon bashkëpunim me qytetarët që të fillojnë adoptimin e qenve të pashtëpi, duke mos harruar se qytetarët do të mund të adoptojnë deri në 5 qenë me 50 euro subvencionim për secilin qen.