Pasi përfundon mësimdhënien, rikthehet në vendin e tij më të dashur, atelienë personale për të kaluar pjesën tjetër të ditës. Është ky skulptori Avni Behluli nga qyteti i Gjilanit. Jetën ua ka kushtuar punimeve në dru dhe gur, e këto të fundit kanë rol të veçantë në jetën e tij.
E skulptori nga Gjilani është i pari i familjes së tij që ka studiuar skulpturën, edhe pse e cilëson se në ADN-në e tij rrjedh arti qysh nga gjyshi i tij i ndjerë, që dikur edhe ai punonte me punime druri.
Pos gurit e argjilës që Behluli i përdor në punimet e tij, ai veçon një material më shumë nga të tjerët.
Edhe pse ka vullnet të madh në punën që bën, kjo punë shpeshherë, sipas skulptorit, është e lodhshme nga aspekti fizik.
“Përmes një vepre audienca identifikon artistin”, thotë Behluli.
E nuk janë vetëm gërryerja dhe lëmimi i drurit apo gurit. Për një skulpturë të realizuar bukur dhe mirë, artisti duhet të ketë njohuri edhe në disa fusha të tjera që i tregon profesori nga Gjilani.
Duke qenë profesor në Shkollën e Mesme të Arteve në Gjilan, skulptori cilëson se të rinjtë akoma kanë interesim në këtë fushë.
Pos mësimdhënies dhe punës në atelie të tij, pjesa e mbetur e vitit e pret skulptorin Behluli me vepra të reja dhe interesante.