Noti i bashkon 5 herë në javë me nga 2 orë.
Janë këto dy vajzat e reja, të cilat pasion të përbashkët e kanë notin. Kanina Musliu dhe Lea Aliu janë kampione të notit me medalje të fituara nga garat ndërkombëtare.
Në këtë sport kur dikur interesi ishte mjaft i vogël, noti tani është në kulminacion sipas trajneres, Vlera Llalloshi.
Ishte nëna e trajneres ajo që ndikoi që Vlera të merret me not.
Shumë njerëz mendojnë se noti është i pamësueshëm, por me pak praktikë, sipas Vlerës mund të mësoheni shumë lehtë.
Për të garuar jashtë vendit, duhet praktikë e madhe. Këto ushtrime janë më të veçanta sesa të tjerat.
Pos benefiteve të shumta që ka, ky sport po konsiderohet edhe si më i sigurt.
“Është një ndër sportet më paqësore”, - thotë trajnerja.
Notarët duhet të ushtrojnë çdo ditë pune, ndërsa pushojnë në vikend.
Ata që notin e bëjnë për arsye të tjera, notojnë 2-3 herë në javë.
Objektivat kryesore të Vlerës janë pjesëmarrja e nxënësve të saj nëpër gara akoma më të mëdha, e pse jo edhe në ato Olimpike.