SOT

Skender Quni, farkëtari i vetëm që i mbeti Hanit të Elezit

Është i vetmi farkëtar që i ka mbetur Hanit të Elezit.

Skender Quni këtë zanat e mësoi shumë i ri në moshë derisa qëndronte pranë babait.

Sot secili banor që ka nevojë për pajisje të tij nisen për të bërë zgjidhje te zanatliu.

Nami i zanatit ishte i madh dikur, por tani është zanat që po shuhet e mezi mbahet, thotë farkëtari.

Sëpata e mjete të tjera të nevojshme për në shtëpi vazhdojnë të punohen nga duart e Skenderit me dashuri e përkushtim të njëjtë.

Përdorimi i ujit ka rolin kryesor në finalizim të punës të farkëtarit.

Tani që vetë është baba, për të birin prioritet ka shkollimin, por, duke shpresuar që ai ta trashëgojë zanatin te brezi tjetër, edhe pse tani fitimi është i vogël.

Mjetet punëdore kanë vlerë e kualitet të lartë dhe si të tilla i kanë ende blerësit besnikë në komunën e vogël të Hanit të Elezit.

Ky lokal është edhe porta që e kërkojnë mërgimtarët për të blerë produkte nga duart e farkëtarit.