SOT

Pishat e Stanishorit – atraksion për pensionistët e Gjilanit

Edhe këtë ditë janë bërë bashkë e po i bëjnë ushtrimet e mëngjesit.

Për pensionistët e Gjilanit kjo është përditshmëria e tyre, zgjohen herët dhe nisen drejt pishave të Stanishorit.

Vullnetarët e mëngjesit pothuajse janë të zakonshmit, ka 2 dekada që e bëjnë të njëjtën rutinë, pavarësisht temperaturave të motit.

Ai thotë se tashmë gjithë vullnetarët janë bërë si familje mes vete.

Natyra e ajri i pastër kanë bërë që shumica prej tyre më të mos kenë nevojë për barna e terapi mjekësore.

E një vullnetar tjetër tregon se shumë kohë më parë kishte probleme me frymëmarrjen, por që kur filloi vizitën këtu i gjithë problemi iu hoq.

E ka edhe mërgimtarë që sapo të vijnë në vendlindje këtë vend e shohin si atraktiv për të kryer aktivitetet fizike.

Pishat e Stanishorit janë mjaft shumë të vizituara, sidomos nga këto grup-mosha të vjetra. Vendi është i pasur, po ashtu, edhe me shumë kafshë e shpezë që jo shpeshherë i takojmë në parqet e Kosovës.