Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Produktet vendore tërheqin vëmendjen e konsumatorëve

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS është kthyer në Pallatin e Rinisë me shumë pjesëmarrës me produkte vendore. Të vendosura në shtande, pjesëmarrësit po ju ofrojnë vizitorëve qasje në prodhimet e tyre.

Kosovarët kultivojnë lloje të ndryshme të djathit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pjesë e panairit AGROKOS u bënë edhe lloje të ndryshme të luleve me shumë ngjyra. Ato po promovohen me qëllimi që dukuria e të dhuruarit lule të përhapet më shumë.

Një prodhim i cili nuk varet nga toka, por shërben për ruajtje e ekspozim të pemëve e perimeve janë edhe kavanozat nga plastika. Përpunimet e plastikës në forma dhe madhësi të ndryshme u bënë këtë vit pjesë e panairit.

Duke qenë një ngjarje e rëndësishme dhe që u përkrah nga Qeveria me 80 për qind, në hapje mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë ,Faton Peci.

Në këtë panair u bënë pjesë edhe shumë vizitorë të cilët i shijonin produktet e vendit.

Përveç ndihmës në gjetje të tregjeve të reja për fermerët, panairi si qëllim ka promovimin e ushqimit të mirë për familjet kosovare.