Këto janë pakënaqësitë që qytetarët në Prishtinë i paraqiten në ditën botërore për mbrojtjen e kafshëve.
Qentë endacakë ishin temë diskutimi edhe në konferencën e mbajtur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë konferencë u shpjegua një strategji për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë, tani që dimri po afron e sulmet nga ata të pastrehë rriten.
Të angazhuarit në punën me kafshët u shprehen optimist në zhvillimin e kësaj fushe.
Janë llojet e ndryshme të shtazëve për të cilat duhet vetëdijesim thonë ekspertët derisa karshi institucioneve kërkojnë rritje në ofrim të shërbimeve.
Agjenda e të pranishmëve në shënimin e kësaj dite i çoi ata lart mbi liqenin e Badovcit, në pyllin e arinjve, aty ku shumë kafshë gjetën mbrojtjen.
Në mesin e arinjve vazhdon të jetë edhe luani i cili u shpëtua së voni.
Kosova njihet edhe për faunë të egër e cila vëzhgohet nga institucionet me kamera kurth. Së fundmi në Parkun Kombëtar “Sharri” u zunë pamje të Ariut të murrmë, Ujkut, maces së egër, kaprolli e dhelprës.