SOT

Shefki Miftari, pasionin për pjepër e bostan e ktheu në biznes

Shefki Miftari është njëri ndër bujqit më të dalluar të fshatit Xërxë, i cili tokën e tij me sipërfaqe prej 2 hektarësh e punon nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Nga të mbjellat e tij veçanti kanë pjepri dhe bostani, të cilat i shet në tregjet publike, por tregon se ka konsumatorë të rregullt, të cilët vjelin e blejnë në arat e tij.

Ai punën e bujqësisë e trashëgoi nga i ati, ndërsa tani ka rreth 50 vjet përvojë në bujqësi.

Ndonëse janë rritur çmimet nga të gjithë sektorët, Miftari ka vendosur që çmimin e pjeprave dhe të bostanit, por dhe të produkteve të tjera të mos e ndryshojë për konsumatorët.

Bujqësia është burim financiar për familjen Miftari. Kryefamiljari thotë se është i kënaqur me tregun vendor.

Pjeprin, me shumicë, në treg ai e shet nga 50 centë për kilogram, derisa bostanin nga 23 centë. Brenda sezonit ai mbledh 20 tone pjepër dhe 80 tonë bostan.