SOT

Traditat e Medvegjës në odën e të moshuarit Hizer Beka

Shumë ambientit të bukur të shtëpisë, Hizer Beka e ka improvizuar odën tradicionale të Medvegjës.

“Këtu e kam odën ku i kam mbledhur shumë gjëra të vjetra që flasin për traditat e rajonit të Medvegjës, sepse jam vetë prej asaj ane. Nuk është si odat e dikurshme, po e sheh se është e hapur, por ka tërhequr vizitorë shumë”, thotë Hazir Beka.

Gjithçka brenda kësaj “Odës së Gërbacit” lidhet me kujtimet e tij të jetës në Medvegjë, pasi që nga vitet ‘80 ishte detyruar të largohej nga atje.

Ka shumë vegla pune aty, që familja e tij i ka përdorur shumë vjet më parë.

Për të moshuarin Hizer Beka ky është vendi ku çmallet, sepse po aty luan në çifteli e sharki e ia thotë vetë këngës.

Si 82-vjeçar, kur flet për traditat e dikurshme të trojeve shqiptare, ka kërkesë ruajtjen e plotë të tyre.