SOT

Projekti milionësh nxit bujqit t'i punojnë tokat bujqësore

 

Me rritjen e çmimeve të secilit produkt kudo në botë, nevoja për punimin e tokave tani është shumë më e madhe. Por shumica e bujqve këtë e kishin pasur të vështirë nganjëherë për shkak mosqasjes së lehtë për në arat e tyre.

Mirëpo projekti 1 milion euro në Ferizaj, tashmë ka filluar të lehtësojë punën e bujqve. Për bujkun Nehat Uka, rregullimi i rrugëve drejt arave e ka shtuar intensitetin e punës edhe në parcelën e tij e cila ka hapësirë prej 60 ari.